Aplikacion
7-vjeçarja e cila ishte pasagjerë në një na dy automjetet që u përplasën në rrugën Sarandë-Skërficë u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e traumës në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga policia një ditë pas ngjarjes teka është arrestuar një 23-vjeçar nga Puka i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin.
Njoftimi i policisë:
– R. A., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin L. H., 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”
U gjet i pajetë në oborr, policia: 81-vjeçari është vrarë! U godit në pjesën e pasme të kokës