Aplikacion
Ky i fundit e kishte marrë vesh 4 muaj më parë për marrëdhënien intime që bashkëshortja e tij kishte me inxhinierin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta.
Ata ishin njohur bashkë në vendin e punës dhe më pas, kishin nisur raportin intim.
Sipas burimeve, edhe Lorenc Kosta është i martuar.
Gjatë kësaj periudhe, Erjon Goxhara dhe bashkëshortja e tij kanë pasur konflikte të vazhdueshme për tradhtinë e saj.
Një ditë më parë, punonjësi i policisë plagosi me 6 plumba në pjesën e barkut dhe të këmbëve Lorenc Kostën dhe më pas u arratis nga vendi i ngjarjes.
Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion të saktë për lokalizimin e tij.