zoom

Lajme

Rrëfimi befasues i Alma Bektashit: Tradhtinë e ish-bashkëshortit e mësova nga portalet…

Këngëtarja Alma Bektashi ka rrëfyer detaje të tjera për jetën private. Ajo ka treguar si e mori vesh tradhtinë e ish-bashkëshortit, e cila s’ka qenë shumë e zakontë.

Në një intervistë të dhënë për “Sol” në Klan Kosova, Alma pohon se kishte dyshimet e saj për atë që po ndodhte në martesën e saj, por pjesën tjetër e mësoi nga portalet e lajmeve. Ndaj, duke marrë parasysh shkeljen e besimit të ish-bashkëshortit, vendosi që t’i jepte fund martesës së saj.

Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë. Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh prej mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa kaluar në lëkurën time nuk e kupton.

Këngëtarja Alma Bektashi i ka dhënë fund në vitin 2021 martesës me bashkëshortin e saj Sokol Stafa, pas 25 vjetësh martesë, pasi ai nisi një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re. Asokohe në media thuaj se edhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë 2-vjeçare të bashkëshortit pasi ai dilte hapur në rrjetet sociale të psikologes. /ZOOM.AL/