Aplikacion
Më 3 korrik, Apeli i GJKKO ka rënduar edhe pozitat ligjore e juridike për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, duke i konsideruar si grup të strukturuar kriminal.
Në vendim argumentohet se Apeli i GJKKO nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale nga SPAK dhe Shkalla e Parë, si ‘bashkëpunim i thjeshtë’ si formë bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.
Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie, bashkë me Taulant Tushen, i arrestuar më herët nga SPAK.
Në vendimin e Apelit, arsyetohet se Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.
Apeli i Posaçëm gjithashtu urdhëroi SPAK të hetojë edhe për ndërtimin e një hoteli në Durrës, duke kërkuar nga SPAK duhet të marrë në pyetje shtetasen Jona Bejko, për të mësuar dijeninë që ka, të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli.
Prej muajit mars opozita edhe po proteston çdo javë para Bashkisë duhe hedhur vezë, fruta-perime, molotov apo duke djegur goma, teksa kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erjon Veliaj. /ZOOM.AL/
Tirana-Partizani/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen dhe apeli për tifozët