Aplikacion
Trupa gjykuese shpalli fajtor Gjergj Cukalin, i cilësuar edhe si “i forti i Myslym Shyrit” dhe e dënoi me 25 vite burgim, lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.
Mbi të rëndonin akuzat për vrasjen në tentativë të Gjon Menës, shkatërrim prone me eksploziv, armëmbajtje dhe pjesëmarrje në Grup të Strukturuar.
I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg për futje sendesh në banesën e Edmond Saracit, kanosjes së avokatit Paulin Paplekaj dhe gjetjen të magazinuara të armëve luftarake në ambientet e Sokol Xhurës, si bashkëpunetor i të parëve në grup të strukturuar kriminal.
Edhe Jamaku u dënua me 8 vjet burg, Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet. Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK.
Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena. Cukali gjithashtu ka qenë i arrestuar apo dënuar më parë për pengmarrje, trafik droge, kanosje, deri edhe vrasjen e një ish-polici në Selitë katët vite më parë, për të cilën shpëtoi me procedurë. Dosja e tij dhe skedimi nis që nga viti 2006 dhe në vijim. /ZOOM.AL/