Aplikacion
Teksa SPAK po vijon aksionin ‘Plumbi i Artë’, ku janë lëshuar mbi 35 urdhër-arreste, mësohet se janë zbardhur disa vrasje të tjera në Elbasan. Prej vitit 2020 dhe në vijim, operacioni ka goditur të paktën 8 organizata kriminale në këtë qytet problematik që shënon mbi 50 vrasje mafioze në dy dekada. Krim brenda dhe jashtë vendin, ku kryefjala ka qenë biznesi ilegal i drogës nga Amerika Latine për në Evropë, nëbazat e organiozatave në shtetet e BE-së.
Aktualisht janë goditur grupet kriminale të Çapjave, Suel Çelës, Talo Çelës, Ervis Martinajt, Erjon Alibejt, fisit Spahiu dhe të tjerë.
Sot mësohet se mes masave të sigurisë janë dhe dy oficerë policie, të implikuar në këto organizata në furnizim me informacione. Shumë nga krerët e grupeve kriminale janë fshehur në Dubai ose baza ende të palokalizuara.
Kujtojmë se mes personave për të cilët është dhënë urdhër-arrest është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu si dhe zëvendësdrejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj. Operacioni është ende në vijim dhe SPAK pritet të dalë me detaje dhe listë emrash e ngjarjesh kriminale. /ZOOM.AL/
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve