zoom

Lajme

Diaspora do votojë më 2025 dhe 2/3 e listave të hapura, Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara me konsensus mazhorancë-opozitë gjatë seancës së fundit parlamentare, të premten e kaluar.

Në 26 korrik, Kuvendi miratoi me 106 vota pro dhe 2 kundër ndryshimet në Kodin Elektoral, të cilat përfshinin votën e diasporës dhe hapjen e listave në 2/3 e tyre. Ndërsa 1/3 e listave të kandidatëve do të jenë të mbyllura.

Kreu i shtetit thekson se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë fryt i marrëveshjes mazhorancë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Begaj thekson se vota e diasporës është një zhvillim historik për zgjedhjet nëe Shqipëri.

Përsa i takon listave të kandidatëve, ku 1/3 e tyre do të jetë e mbyllur dhe 2/3 e hapur, Begaj thekson se “ekzistenca e dy formave alternative që rregullojnë prurjen në Parlament, është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës”. “Ligji është frymën e Kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka cenim të barazisë para ligjit. Respektoj parimin e ndarjes së pushteteve. Nuk kam tagër të mbaj qëndrim për vizionet dhe kompromiset politike e ligjore”. /ZOOM.AL/