zoom

Lajme

Kush është Pirro Vengu që u emërua në vend të Niko Peleshit tek Mbrojtja

Pirro Vengu do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes pas ndryshimeve në qeveri të bëra të ditura sot nga kryeministri Rama në Kongresin e Partisë Socaliste.

Vengu do të zëvendësojë Niko Peleshin që mbante këtë post prej janarit të 2021, ndërsa tani e tutje do të jetë kreu i grupit parlamentar të PS-së. Vengu deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit të Durrësit që nga viti 2019, pasi zëvendësoi në këtë post Agron Tare.

Gjithashtu ai ka pasur edhe disa poste të tjera gjatë viteve të qeverisjes Rama.

Vengu ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme gjatë qeverisjes ‘Rama 1’ (2013-2017), në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Ditmir Bushati dhe duke qenë se mban edhe pasaportën greke, atij i erdhi ftesë nga shteti fqinj për ushtar, ftesë të cilën ai e refuzoi.

Vengu ka mbajtur postin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, nga 2017 në 2019.