zoom

Lajme

Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “vrapon” për tek Presidenca për të dekretuar emrat e rinj

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur aspak kohë.

Pasi ka njoftuar ndryshimet në qeveri në Kongresin e PS, ka shkuar drejt në presidencë, ku do t’i dorëzojë emrat e rinj të ministrave Presidentit Bajram Begaj.

Ky takim ka zgjatur vetëm 15 minuta. Pas daljes nga presidenca, kryeministri Rama është dukur i qetë dhe i buzëqeshur.

Ndryshimet në qeveri:

Ervin Hoxha emërohet si ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës.

Petrit Malaj zë vendin e Ervin Metes te Financat.

Pirro Vëngu emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit.

Ndëkrohë që Elisa Spiropali është larguar si Ministre e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin për tu emëruar kryetare Kuvendi në vend të Lindita Nikollës.

Në vend të Spiropalit është emëruar Taulant Balla.

Gjithashtu Bledi Çuçi largohet si kryetar i grupit parlamentar socialist, në vend të tij emërohet Niko Peleshi.

Çuçi emërohet nëkryetar i Kuvendit.