Aplikacion
Ushtria izraelite që kishte nisur sulmin për të shkatërruar një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit brenda kompleksit, raporton CNN. “Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë”, deklaroi Dr. Khalil Al-Daqran, zëdhënës i spitalit “Martirët” në Al-Aqsa.
Më shumë se 4000 njerëz të zhvendosur ishin vendosur në shkollë, tha Mbrojtja Civile Palestineze. Sulmi erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi urdhra të reja evakuimi më në jug, në qytetin Khan Younis, ku Izraeli nisi një ofensivë të re në fillim të javës, e cila ka vrarë dhjetëra palestinezë.
Banorëve në lagjet jugore iu tha të largoheshin pasi u paralajmëruan se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të “operonin me forcë” në zonë. /ZOOM.AL/