zoom

Lajme

I dënuar për p*rdhunim, Weinstein në spital me Covid dhe pneumoni të dyfishtë

Producenti i Hollivudit, Harvey Weinstein, është transferuar në një spital burgu në Nju Jork pasi është diagnostikuar ne sëmundje të shumta, duke përfshirë Covid dhe pneumoni të dyfishtë.

Juda Engelmayer, publicistja e Weinstein, tha se 72-vjeçari kohët e fundit kishte rezultuar pozitiv me virusin. Ai shtoi se klienti i saj ka diabet, presion të lartë të gjakut, stenozë kurrizore dhe lëngje në zemër e mushkëri.

Weinstein u burgos me 23 vjet në Nju Jork në vitin 2020 për përdhunimin dhe sulmin seksual të një ish-asistenteje dhe një aktoreje. Gjykata e apelit rrëzoi vendimin në prill, me pretendimin se Weinstein nuk pati një gjykim të drejtë.

Por manjati i filmit mbetet në burg në Nju Jork, ndërsa ai pret një rigjykim më vonë këtë vit. Ai u dënua gjithashtu me 16 vjet burg në një gjyq të veçantë për përdhunim në Kaliforni, kundër të cilit ai po apelon.

CBS News raporton se ai iu nënshtrua një operacioni në zemër në Bellevue për të hapur një arterie të bllokuar menjëherë pasi u dënua.

Ai u dërgua përsëri në spital në prill. Arthur Aidala, avokati i tij, tha në atë kohë se Weinstein ishte “i mësuar të pinte shampanjë dhe të hante havjar dhe tani ai është në komisariat. Mendërisht, ai është mirë. Por fizikisht, ai është thyer.”