zoom

Kosova

Rikthehen tensionet në Kosovë? Digjen gjatë natës dy makina në Zveçan

Dy makina të parkuara janë djegur gjatë natës në Zveçan, duke kthyer tensionet e mundshme në Kosovë, pasi ngjarja cilësohet e qëllimshme.

Ngjarja ka ndodhur pranë objektit të Komunës. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nga zjarri nuk është lënduar askush, por dëmet janë materiale.

“Sot në mëngjes rreth orës 01:40 dy vetura pronë të Komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Elshani. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit. /ZOOM.AL/