zoom

Aktualitet

Italia e kërkonte për trafik droge dhe grup kriminal, kapet për ekstradim 35-vjeçari në Fier

Një 33-vjeçar është arrestuar në Fier, për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. H., 33 vjeç, banues në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Fier, e arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. H., të cilit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Por përpara se të ekstradohet, do kërkohet edhe leja e Gjykatës së Fierit, si dhe do pritet letër-porosia nga Italia për dosjen penale. /ZOOM.AL/