Aplikacion
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese e Flutura Açkës në krye të komisionit të Edukimit.
Ka qenë kreu i grupit, Gazment Bardhi që ka sqaruar në shkresën drejtuar Kuvendit, se Açka është shkarkuar me një vendim të marrë në datën 22 korrik. Kurse deputetja ka deklaruar publikisht se dorëhiqej për shkak të marrëveshjes së fshehtë PD-PS për Zgjedhoren.
Lajmin për largimin e ka njoftuar vetë Açka përmes një postimi në rrjetet sociale. Vendimi i saj vjen fill pak orë pasi PS dhe PD arritën dakordësi për draftin për Reformën Zgjedhore dhe sot ose nesër, e votojnë në Parlament. /ZOOM.AL/
“Ku po shkon bebe”, pas largimit të Heidi Bacit nga Shqipëria, Romeo publikon këngën e re