Aplikacion
Në seancën e sotme pritet të kalojnë në sërë projektligjesh, por dhe çështje që parashikohet të krijojnë debat, ku pritet edhe të ketë tensione për shkak të situatës politike dhe të rendit, e sidomos skandaleve qeveritare të fundit.
Në rend dite është përcaktuar që sot të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi. Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e PS-së, Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave, Ervin Mete.
Sakaq, në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë