Aplikacion
Bashkëshortja e tij, Elda Ibro, themeloi në vitin 2014 Micro Credit Albania dhe më pas u licencua nga Banka e Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit të mikrokredisë.
MCA operoi më pas edhe në tregun e blerjes dhe ekzekutimit të kredive me probleme nga institucione të tjera bankare dhe jobankare.
Sipas raportit të Departamentit të Mbikëqyrjes, subjekti MCA operonte në bashkëpunim me shoqërinë e licensuar në fushën e kredisë, Final, zyrën ligjore ADCA dhe shërbimet përmbarimore ZIG, Flash dhe Star.
Olsi Ibro ishte pronar i studios ligjore ADCA, me të cilën bashkëpunonte Microcredit Albania për të vjelë kreditë e qytetarëve.
Osli Ibro e vrau veten një ditë pasi Krimi Ekonomik sekuestroi Microcredit Albania dhe Final.
Gruaja e tij, Elda Ibro, është në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” pas zbardhjes së skandalit.