zoom

Aktualitet

Si do të jetë moti nesër? Ja sa do të arrijnë temperaturat

Vendi ynë ditën e nesërme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Prezencë e mjegullë së dendura nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1 deri 15°C
në zonat e ulëta -1 deri 22°C
në zonat bregdetare 7 deri 22°C

Postime të lidhura