Aplikacion
Ai u lirua nga qelia në orët e para të mëngjesit dhe ka folur për mediat nga aeroporti i Rinasit, ku u shpreh se këtej e tutje do t’i rikthehet normalitetit.
“Po iki drejt Athinës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të PE në Strasburg. Nesër atje ka vendime të rëndësishme. Besoj se që këtej e tutje do ti kthehem normalitetit”, tha ai.
Sa i përket moslejimit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, theksoi: “Për mua ka pasur dy standarde nga ana e drejtësisë dhe vazhdojnë akoma. Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht himariotet do ti japin akoma një përgjigje. Dëshira e tyre do respektohet dhe rezultati do pasqyrohet.”
Fredi Beleri deklaroi se do ta ankimojë vendimin e GJKKO-së që e dënoi me dy vite burg deri në Strasburg.
“Do ta ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën edhe në Strasburg”, tha Beleri.