zoom

Aktualitet

Zjarret shkrumbojnë edhe pyjet e Klosit, situata alarmante

Temperaturat e larta bëhen shkak edhe për ndezjen e zjarreve nëpër pyje dhe kullota, shpesh qlëllimisht për investime, ndërtime apo edhe për të ripërtërirë kullotat nga barinjtë, kurse nb pak raste aksidentalisht.

Tjetër vatër zjarri shfaqet në territorin e bashkisë Klos të qarkut Dibër, në malin e Balgjajt.

Zjarri është shfaqur që në orët e vona të pasdites, ndërsa raportohet se po digjen pisha shumëvjeçare dhe ahe. Punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjësit e bashkisë Klos po luftojnë me flakët.

Kjo është hera e dytë që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri. Dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë zjarrfikësja.

Gjatë këtij muaji rastet e vatrave kanë qenë alarmante nga veriu në jug, ku problematike cilësohet situata në bregdetin e Vlorës, në qarkun Gjirokastër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Mesatarisht nga Emergjencat Civile raportohen 10 vatra zjarri në vend çdo ditë, teksa në terren aktivizohet Ushtria dhe Zjarrfikësit, kurse nga ajri edhe helikopterëi “Cougar”. /ZOOM.AL/