zoom

Slider

Spanja “rrëmbeu” Kupën, Southgate: S’është koha për të vendosur të ardhmen

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se tani nuk është koha për të marrë një vendim për të ardhmen e tij pasi Tre Luanët u mundën 2-1 nga Spanja në finalen e Euro 2024 në Berlin të dielën.

 53-vjeçari Southgate ka qenë në krye që nga viti 2016, por kontrata e tij aktuale do të përfundojë në dhjetor.

“Tani nuk është koha që unë të flas për këtë. Më duhet të flas me njerëzit e duhur dhe t’i jap vetes pak kohë”, tha ai, teksa u pyet ngfa BBC për të ardhmen e tij,

“Të shkosh në një tjetër finale… ishte një privilegj të kisha mundësinë. Por të rezultosh shkurt është e vështirë për momentin”, shtoi trajneri.

Nën Southgate, Anglia ka arritur në finalet evropiane, si dhe gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe tetë të fundit të Kupës së Botës 2022.