Aplikacion
Gjatë samitit, liderët realizuan një foto familjare ku ishin të gjithë kryeministrat apo presidentët e shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë kreun e qeverisë Edi Rama dhe homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri Mitsotakis ka publikuar në Instagram-in e tij zyrtar disa momente nga samiti i NATO-s, përfshirë edhe foton familjare.
Por, në imazh shihet që Kyriakos Mitsotakis ka modifikuar foton duke “zhdukur” kryeministrin shqiptar.
Sipas protothema.gr., në Samitin e NATO-s në Uashington nuk ka pasur asnjë takim mes Mitsotakis dhe Ramës.
Tensionet diplomatike mes dy vendeve janë nxitur për shkak të arrestimit të Fredi Belerit, 2 ditë para zgjedhjeve vendore, të cilat i fitoi, por mandati i tij u shpall i pavlefshëm nga KQZ.
Athina zyrtare kërkoi lirimin e tij dhe lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës, duke kërcënuar se nuk do të lejojë integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkohë Fredi Beleri kandidoi si eurodeputet nën logon e partisë Demokracia e Re e Mitsotakis dhe ka bërë kërkesë në drejtorinë e burgjeve për tfredi’u lejuar të shkojë në Strasburg për t’u betuar.
Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah/ Civilët rikthehen në të dy anët e kufirit