zoom

Aktualitet

Për herë të dytë në SPAK, flet Olsi Rama: U pyeta për dosjen e Xibrakës

Olsi Rama ka dalë nga ambientet e SPAK pak çaste më parë ku qëndroi për gati 1 orë në zyrat ne Prokurorisë së Posaçme.

Rama është shprehur për mediat se është thirrur në SPAK si person i cili ka dijeni për dosjen e Xibrakës.

“Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar.

Do doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim publik me fakte sa i përket përfshirjes së Olsi Ramës në grupin e trafikantëve të kokainës në Xibrakë