Aplikacion
Ka qenë aktivistja Elona Caslli ajo që në rrjetet sociale ka publikuar një foto-moment të ministrit nga terreni, ku binte në sy një bluzë polo e zezë e personalizuar me inicialet “T B”.
Caslli e ka shoqëruar publikimin edhe me një postim:
“Bir nëna bir! Taulant Balla me bluzë të personalizuar. Hapu dhe…!”, shkruan ajo teksa më poshtë vijon: “Me kodin T.B., Evropën e kemi veçse një hap larg”.
Kaq ka mjaftuar që me bluzën e Ballës të plasë një gallatë e madhe në rrjet, me persona të shumtë që reaguan në mënyra të ndryshme, duke thumbuar ministrin e Brendshm
Shumë prej tyre luanin me ankronimet e emrit të ministrit, dhe theksuar faktin për të kaluarën apo të tashmen e tij politike.
Dhe ironia nuk njeh kufij, teka dikush shkruan: “E ka për ta njohur turistat…”. Ose edhe “e ka vu për skandalin e spitalit…”.
Ka të tjerë që kalojnë limitet në përpjekje për ta qesëndisur ministrin që ndjek modën prej kohësh me veshje të shtrenjta, por që deri tani nuk kishte shkuar tek markimi i tyre me inicialet e emrit, si një brend i vërtetë i qeverisë Rama 3. ZOOM.AL/
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”