zoom

Lajme

VIDEO/ Pamje nga VAR, a favorizoi gjyqtari gjerman Anglinë dhe penalizoi Holandën? Ja momenti…

Pamje të reja janë shfaqur, që tregojnë se Anglia mund të ketë marrë një penallti të paqenë ndaj Holandës.

Brenda zonës holandeze, topi godet dorën e Bukayo Saka, mirëpo kjo gjë duket se “i ka shpëtuar” VAR-it. Anglezët fituan 2:1, por duket se një “dorë të mirë” ua ka dhënë edhe sistemi VAR.

Pasi Holanda shënoi e para me një gol të Xavi Simons, Anglia arriti që të barazojë shumë shpejt. Siç shikohet në pamje, përpara se topi të shkojë tek Harry Kane, Saka e ka prekur me dorë, madje 2 herë.

Gazetari sportiv Evan MacKenna thotë se VAR duket se gaboi në këtë rast. “VAR-i jo vetëm që nuk ishte në pozitë sipas udhëzimeve për t’i thënë gjyqtarit të shikonte monitorin për penalltinë e Kane, ai gjithashtu neglizhoi të kthente dy sekonda prapa për të treguar Sakën duke luajtur me dorë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se profesionistët që shikojnë TV mund të jenë kaq të paaftë”, deklaroi ai.

Shikoni vetë pamjet dhe gjykoni nëse penalltia e dhënë në favor të Anglisë, ishte apo jo gol. Deri tani aplikimi më i mirë i sistemit të kontrollit të lojës është ai me Inteligjencë Artificiale që ka aplikuar FIFA në Copa America aktualisht, ku përfshihet edhe transparenca me tifozët në stadium dhe publikun.

FIFA dhe COMNEBOL përveç sistemit VAR ku kontrollohet çdo detaj aksioni deri gati në një minutë para, ka futur topin me sensor, ku anulohen edhe goditjet e këndit përveç golave nëse topi kapet me dorë ose nxirret jashtë nga njëri apo tjetri lojtar. Copa America pa shumë goditje këndore të anuluara apo aprovuara.

Gjithashtu edhe komunikimi me tifozët në stadium me foni prej gjyqtarit kur merret vendimi në bashkëpunim me VAR-in. U komunikohet të gjithëve me zë vendimi i marrë dhe shkaku, duke vendosur drejtësi sportive gati në përqindje kirurgjikale apo ADN-je. Dhe në rastin e SAKA sigurisht që penalltia nuk do ishte akorduar dhe do jepej faull në favor të holandezëve.

Dhe nga një kompeticion polemikash, për herë të parë Copa America nuk ka pasur ankesa të hapura për gjykimin, ndryshe nga edicionet e kaluara. /ZOOM.AL/