Aplikacion
Ishin zyrtarët e Doganës në Kosovë ata që njoftuan sot se kanë gjetur një pako me kanabis në një prej dërgesave postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që do ta pranonte pakon dhe i njëjti është ndaluar. Pakoja me kanabis ishte me peshë 1 kilogram.
“Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA, në një pako, është hasur në substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kg. Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike.
Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e Doganës kosovare, kurse hetimet vijonë. /ZOOM.AL/