Aplikacion
Cucurrella kapi topin me dorë në zonë në minutën e 102, por britaniku s’e akordoi megjithë protestat e gjermanëve, që pas eliminimit shpërthyen më keq. Edhe pse pati pozicion potencial jashtë lojë më parë, as VAR dhe as trupa gjykuese nuk morën guximin ta shpjegonin siç duhej, duke u mjaftuar me dorë natyrale, që dukshëm nuk ishte dhe aq, pasi topi po i drejtohej portës dhe ishte i fortë.
Dhe menjëherë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë, tifozët gjermanë të irrituar dhe indinjuar në maksimum, nisën një peticion në internet duke kërkuar që ndeshja të riluhet.
Ata mendonin se skuadra e tyre duhet të kishte marrë një penallti gjatë kohës shtesë kur gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Mark Kukurejas. Gjyqtari Antoni Tajlor e vazhdoi lojën me gjithë protestat e lojtarëve dhe tifozëve gjermanë.
Një peticion që bën thirrje që ndeshja të riluhet është nënshkruar nga pothuajse 350,000 tifozë në më pak se dy ditë. Por rregullorja e UEFA nuk parashikon nisma të tilla, vetëm në raste skandaloze të dukshme, me prova të forta korruptimi apo gabimesh teknike. pra gjithçka konsiderohet e përfunduar, pavarësisht sensibilizimit dhe numrit të madh të firmave. /ZOOM.AL/