zoom

Lajme

Pajtohen Roza Lati e Franceska Murati, ish-banoret e BBV pushime së bashku në Jug: Ata që zihen…

Pas shiut vjen dielli. Kjo duket se ka ndodhur edhe me dy vajzat ish-banore të spektaklit BBV3.

Roza Lati dhe Françeska Murati duket se i kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet nga Big Brother VIP. Vajza kanë qenë pjesë e një feste në jug dhe kanë përfituar për të bërë plazh së bashku dhe për të shijuar disa momente me njëra-tjetrën.

Konfirmimi vjen teksa ato kanë postuar video dhe foto së bashku, ndërsa Françeska e ka mbishkruar një postim:

“Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të bardhë.

Duket se mes tyre është krijuar një miqësi e bukur, pavarësisht ngjarjeve në BBVIP. /ZOOM.AL/