zoom

Lajme

Sot finalja e parakohshme e Evropianit, Spanja apo Gjermania? Kuotat, formacioni i mundshëm dhe…

Spanjë-Gjermani mund të konsiderohet pa frikë një finale e parakohshme, një super sfidë mes dy pretendentëve kryesorë për të triumfuar në këtë Evropian.

Të flasësh për favoritë në këtë përballje është shumë e vështirë, e kanë shumë të vështirë edhe kompanitë e basteve ku një sukses i mundshëm i dy ekipeve kuotohet me të njëjtin koeficient 2,75.

Spanja vjen pas një rrugëtimi prefekt, 4 ndeshje 4 fitore, ndërsa kapet fort pas talenteve si Yamal dhe Nico Williamas, por pas tyre ndodhen lojtarë ekspert si Rodri, Fabian Ruiz apo Pedri.

Me tifozët në krah, Gjermania synon t’i shkojë deri në fund këtij turneu në shtëpinë e tyre. Nagelsmann ka ndërthurur një ekip të veçantë me talente si Musiala, Wirtz, Havertz etj, por pas tyre ndodhen dy veteranë si Toni Kroos dhe Gyndogan. “Panzerat” vijnë në këtë çerekfinale me 3 fitore dhe 1 barazim, por në këtë fazë çdo gjë zerohet.

Dy përfaqësueset kanë fituar nga 3 herë Evropianin, si askush tjetër më parë. Spanja është kthyer në një tabu e madhe për Gjermaninë, për herë të fundit, “panzerat” kanë fituar një ndeshje zyrtare në 1988 e largët, por ekipi i Nagelsmann beson, në futboll, statistikat janë bërë për t’u thyer. /ZOOM.AL/