Aplikacion
Përsëri Amerikës Latine dhe që mund të bëhet e dyta radhazi dhe i katërti në seri në po kaq vite.
Por jo pa vuajtje. Argjentina ka vuajtur në grupe me fitore minimale ndaj Kanadasë, Kilit dhe perusë, teksa Ekuadori i pafat për pak e eliminoi mëngjesin e sotëm. Messi i dëmtuar në ditën e tij jo të mirë dhe penalltitë e shpëtuan, teksa portieri Dibu Martinez bëri përsëri heroin, duke pritur dy prej tyre dhe çuar albicelestët në gjysmëfinale, ku pret një mes Venezuelës dhe Kanadasë.
Dhe nëse para pak ditësh ishte Cristiano Ronaldo ai që humbi një penallti vendimtare për Portugalinë, mbrëmjen e së enjtes ishte radha e Lionel Messit me Argjentinën në çerekfinalen e Kupës së Amerikës ndaj Ekuadorit, me një panenka që goditi traversën dhe ishte e para e gjuajtur që mund t’i shokonte argjentinasit.
Me rezultatin e kohës së rregullt që përfundoi në shifrat 1-1 (Argjentina shënoi e para me Lisandro Martinez dhe u barazua nga Rodriguez në të 92-tën”, “pleshti” u nis i pari drejt ekzekutimit të penalltive, por gaboi duke tentuar një panenka me topin që preku traversën dhe shkoi jashtë kuadratit, megjithatë ashtu si Ronaldos, edhe Messit, në ndihmë i erdhi portieri, teksa Emiliano Martinez u shndërrua në hero. Ekuadori humbi një rast të pastër në minutën e 95 që mund t’i kualifikonte, por fati ishte me albiselestët.
“Dibu” që aktivizohet me Aston Villan në Premier League, priti dy penalltitë pasardhëse të Ekuadorit duke dërguar të tijtë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, aty ku Kampionët e Botës do të përballen me fituesin e çiftit Venezuelë-Kanada. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike