Aplikacion
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve njoftoi se arrestoi në flagrancë shtetasen N. U., 30 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë.
E dyshuara gjendet në izolim në pritje të masës, teksa ka pretenduar se është përdoruese e lëndëve narkotike dhe jo shpërndarëse. Prokuroria po thellon hetimet nëse e reja është pjesë e ndonjë organizate narkotrafiku apo prostitucioni. Edhe më parë në Durrës janë arrestuar vajza ekstrakomunitare që dyshoheshin se ushtronin prostitucion në vendin tonë.
Gjithashtu, Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/