Aplikacion
Policia njoftoi se një 83-vjeçar ka ndërruar sot jetë në Vlorë, pasi ka pësuar rrest kardiak duke u larë në det. Ai ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës. “Në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës”, tha policia, teksa hetimet vijojnë.
Pak më pas u njoftua se edhe një 70-vjeçar është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte në Durrës. Sipas informacioneve nga Policia J.GJ., 70-vjeç banues në Laprakë ka pësuar një arrest kardiak, pasi është futur në det dhe ka rënë në kontakt me ujin.
“Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, theksohet në njoftimin zyrtar. Ndërkohë policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. /ZOOM.AL/
“Gener 2” i Bashkim Ulajt “grabit” Ranën e Hedhun, fshati do të mbushet me vila dhe hotele luksoze