zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në plazhin e Velipojës! Humb jetën pushuesi nga Kosova

Një ngjarje e rëndë raportohet në plazhin e Velipojës.

Teksa gjendej brenda në ujë, një pushues nga Kosova ka humbur jetën.

Nisur edhe nga ndodhitë fatale të viteve të shkuara, Velipoja regjistron numrin më të lartë të humbjeve të jetës sa u takon pushuesve.

Mendohet se faktor mund të jetë edhe uji i ftohtë i zonës në fjalë, i cili rrezikon të shkaktojë atak kardiak.