zoom

Lajme

Rinovim kontrate apo jo? Armand Duka flet për fatin e Silvinjos: Javën e ardhshme…

Fati i trajnerit Silvinjo në Kombëtaren Shqiptare është ende në pikëpyetje, pas përfundimit të kontratës.

Pavarësisht lajmeve të shumta, është ende e paqartë nëse tekniku brazilian do të vazhdojë rrugëtimin me Shqipërinë apo do të zgjedhë një ekip tjetër.

Së fundmi, kreu i FSHF, Armand Duka ka deklaruar për mediet italiane se oferta për Silvinjon që të jetë trajner i Kombëtares qëndron.

Duka u shpreh besimplotë se rinovimi i kontratës do të nënshkruhet javën e ardhshme, pasi Silvinjo të kthehet nga pushimet.

“Kontrata e tij ka përfunduar pas eliminimit nga Europiani, por ne i kemi ofruar rinovimin që në muajin janar dhe propozimi qëndron ende. Besoj se do të finalizojmë shpejt marrëveshjen, pasi edhe ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin. Aktualisht Sylvinho është me pushime dhe javën e ardhshme do të takohemi sërish për të diskutuar për vijimin e punës së nisur së bashku”, tha Armand Duka.