Aplikacion
Pasi Kombëtarja Shqiptare u eliminua nga Euro 2024, kontrata e trajnerit brazilian përfundoi dhe pavarësisht kalimit të ditëve dhe deklaratave të Silvinjos se do të vijojë rrugëtimin e tij me Shqipërinë, firma mungon.
Mediat sportive analizojnë se puna që Silvinjo bëri me ekipin shqiptar dhe performanca në Euro 2024 ka rritur profesionalisht teknikun dhe janë disa klube që kërkojnë ta kenë trajner.
Mediat në Brazil shkruajnë se interesi për të rikthyer Silvinjon është zgjuar edhe në ekipin e Korinthias, pas eksperiencës së parë jo fort të suksesshme në 2021-2022.
Klubi ka shkarkuar dje trajnerin Antonio Oliveira pas rezultateve të dobëta të kohëve të fundit.
FSHF nga ana tjetër i ka bërë ofertë Silvinjos që të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike