zoom

Lajme

“Më fal që nuk jam gruaja perfekte…!” Për kë e ka Fifi dedikimin special?

Filloreta Raçi-Fifi prej disa vitesh po shijon një romancë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin.

Artistja nga Ferizaj këtë herë në rrjete sociale i ka bërë një dedikim me rastin e ditëlindjes. “Shumë urime për njeriun e jetës time”, nis postimi i këngëtares së njohur shqiptare.

Ajo shtoi: “Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tem”. Ata kanë bashkë një fëmijë, Theo Mal, i cili erdhi në jetë prillin e vitit të kaluar.

Adisi ka edhe një djalë nga një martesë e mëparshme me modelen shqiptare, Adrola Dushin.

Fifi nga ana tjetër po vazhdon me angazhimet në muzikë, për të qenë sa më afër fansave dhe publikut. /ZOOM.AL/