zoom

Aktualitet

Lëndë plasëse policit në Shkodër

Shkodra është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, saktësisht në 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës private të oficerit të policisë, Vilson Zhurri.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zone. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ky është rast i përsëritur ku punonjësit e policisë kërcënohen me lëndë plasëse për shkak të detyrës.