Aplikacion
Por jo pa vuajtje, ashtu sikurse edhe Anglia që luajti në orën 18:00 të së dielës dhe u surprizua nga Sllovakia e pafat, teksa në minutën e 95 rofeshata e Bellingam shpëtoi nderin e britanikëve, që u panë si favoritë nga nisja, por ende nuk bindin.
Çifti i parë i çerekfinaleve është finalja e parakohëshme Gjermani-Spanjë, me “pancerat” që shihen si favoritët realë për trofeun, edhe për faktin se luajnë në shtëpi. Por Spanja ka dhuruar spektaklin deri tani.
Çifti tjetër është ai Angli-Zvicër, me ishullorët që iu desh shtesa ndaj Sllovakisë dhe goli i Kane për t’u kualifikuar dhe helvetët që hoqën qafe italianët kampionë në fuqi, duke i shkurorëzuar. Zvicra fitoi 2-0 të shtunën, teksa skuadra e shqiptarëve sheh nga çerekfinalja. Gjermania kaloi jo pa vështirësi Danimarkën e pafat, që në një minutë pa teksa VAR-i i anulonte golin për pozicion jashtë loje dhe i njëjti lojtar shkaktonte penalltinë e akorduar po nga VAR-i, duke u shkatërruar ëndrrat.
Spanjë-Gjeorgji dhuroi spektakël dhe gola. Ku të besuarit e De La Fuentes e nisën sfidën “zjarr”, duke ushtruar presionin konstant Kvara-s me shokë dhe duke iu afruar disa herë golit. Gjithsesi, kur nuk shënon e pëson. Ekip i Sagnol festoi në të 17-tën minutë, teksa Le Normand realizoi një autogol të pafat. Goli i barazimit mban firmën e Rodrit, në të 39-tën.
Në pjesën e dytë, Ruiz shënoi (51’), duke përmbysur shifrat, ndërsa Williams dhe Olmo thelluan shifrat. Kështu, Spanja gjen Gjermaninë në çerekfinale.
Sot luhet një tjetër finale e parakohshme, Belgjikë-Francë, të dyja shiheshin si pretendente në nisje, por me belgët që zhgënjyen disi dhe me “gjelat” që shfaqën luhatje në shënim golash, me vetëm 2 të tillë deri tani, ku një prej tyre me autogol ndaj Austrisë dhe tjetri me penallti ndaj Polonisë. /ZOOM.AL/