Aplikacion
Në fjalën e tij për mediat, Damian Gjiknuri ka deklaruar se mazhoranca është treguar e gatshme që të financohet votimi e më pas edhe numërimi elektronik i votave në zgjedhjet e 2025, ndërkohë që ka shtuar se duket se opozita është tërhequr nga një kërkesë e tillë, të cilën e ka nënvizuar për një kohë të gjatë.
Gjiknuri u shpreh se sa i përket votës së emigrantëve, ajo është ende e mundur, pasi ka ende kohë në dispozicion për organizimin e procesit.
Opozita kërkon respektimin e marrëveshjes së kaluar dhe zgjedhjen e ngërçit të votës së Diasporës, edhe sipas këshillimit ndërkombëtar. /ZOOM.AL/
Vrasja e Martin Canit/ A është mbyllja e rrjeteve sociale zgjidhje për sigurinë në shkolla?