Aplikacion
U publikuan sot pas disa shtyrjesh radhazi, të dhënat e Censit, projekt ky për regjistrimin e popullsisë.
Dhe shifrat janë skandaloze, kurse realiteti i dhimbshëm. Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, konkretisht 755 mijë familje, me madhësi 3.2 anëtarë. Kështu bëri me dije drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. Më parë janë deklaruar 2,8 mln banorë.
“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara”, tha ajo.
paradoksi është se vendi ka rreth 3,5 mln votues të regjistruar, por këtu jetojnë vetëm 2,4 prej tyre, pasi të tjerët janë larguar në emigracion. /ZOOM.AL/