Aplikacion
Spanja, Gjermania, Franca, Portugalia dhe Belgjika, kanë të njëjtën rrugë drejt finales, duke nisur me një përplasje të mundshme që në çerekfinale me Spanjë-Gjermani dhe Francë-Portugali. Në krahun tjetër rruga mbetet më e lehtë, teksa humbja me Austrinë i doli për mbarë Holandës, pasi në gjysmëfinale shkon një mes skuadrave si Rumania, Austria, Turqia apo vetë Holanda.
Ajo që del prej tyre përplaset me dy pretendentet e tjera në gjysmëfinale dhe që vjen nga rrugëtimi i dy pretendenteve Angli apo Itali. Nëse Italia kalon Zvicrën dhe Anglia mund Sllovakinë, atëherë këto dyja ndeshen në çerekfinale, për një vend në gjysmëfinale dhe më tej në finale.
EURO 2024 ka mbyllur sot fazën e grupeve të turneut, duke mësuar emrat e të 16 skuadrave që mbeten në garë për fitoren e trofeut. Në këtë mënyrë është plotësuar edhe kuadri i plotë i ndeshjeve të fazës 1/16.
Ndeshjet e fazës me eliminim direkt nisin të shtunën me ndeshjet Zvicër-Itali dhe Gjermani-Danimarkë. Të dielën luhen dy ndeshje të tjera, Angli-Sllovaki dhe Spanjë-Gjeorgji.
Të hënën e kanë radhën ndeshjet Francë-Belgjikë dhe Portugali Slloveni. Ndërsa të martën kjo fazë mbyllet me duelet Rumani-Holandë dhe Austri-Turqi.
Ndeshjet e fazës për 1/8-at:
-29/06 Zvicër – Itali ora 18:00
-29/06 Gjermani – Danimarkë ora 21:00
-30/06 Angli –Sllovaki ora 18:00
-30/06 Spanjë – Gjeorgji ora 21:00
-01/07 Francë – Belgjikë ora 18:00
-01/07 Portugali – Slloveni ora 21:00
-02/07 Rumani – Holandë ora 18:00
-02/07 Austri – Turqi 21:00
/ZOOM.AL/
Një zyrtar i lartë i policisë, në prangat e SPAK në operacionin e dosjes së Suel Çelës