zoom

Lajme

Ekipi dhe Silvinjo kthehen në atdhe: Faleminderit të gjithëve, e ardhmja e Kombëtares e ndritur!

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u kthye në Shqipëri, pas përfundimit të aventurës së europianit. Menjëherë pas arritjes, numri një i pankinës tonë falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Dua të falenderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar. E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do iu përfaqësojnë si duhet. Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani”, tha ai.

Ylber Ramadani, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tianës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se mund të kishin bërë më shumë që të arrinin të kualifikoheshin në fazën e radhës.

“Jemi të frustruar sepse kemi dashur të kualifikohemi. Duhet të kishim bërë më shumë, me Kroacinë duhet të kishim marrë tre pikë dhe me Spanjën 1 pikë”, tha Ramadani. Gjithashtu, ylli i Kombëtares zbuloi çfarë u tha trajneri Silvijo, pas humbjes me Spanjën.

“Silvinjo na tha që ishte krenar me ne sepse kemi lozur me kundërshtarë të nivelit shumë të lartë”, zbuloi Ramadani.

Kurse sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ishte një nga lojtarët që nuk luajti shumë minuta në Europian. Pas rikthimit në vendin tonë, lojtari kuqezi tha se do donte të aktivizohej më shumë dhe se  gjërat mund të shkonin ndryshe.

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai. /ZOOM.AL/