Aplikacion
Edhe sot u rrëzua kërkesa e radhës e avokatëve të tyre për lirim nga paraburgimi.
Sipas vendimit të GJKKO, tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin në qeli. Gjykata e Posaçme rrëzoi sërish kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë.
Tushe, Molla dhe Qato u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zëre dhe së shpejti mund të merren të pandehur në Gjykatë.
Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, me disa milionë euro abuzime financiare. SPAK ka marrë aktualisht në pyetje edhe kryebashkiakun Erjon Veliaj, teksa opozita prej gati tre muajsh proteston para institucionit për dorëheqjen e tij. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet