zoom

Lajme

BE nis një hetim të ri, aplikacioni i Apple akuzohet se shkel tregun dixhital

Komisioni Evropian ka informuar Apple për opinionin e tij paraprak, se rregullat e App Store shkelin Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).

Dhe kështu duke penguar zhvilluesit e aplikacioneve që t’i drejtojnë lirisht konsumatorët në kanale alternative për oferta dhe përmbajtje.

Për më tepër, Komisioni ka hapur një procedurë të re mospërputhjeje kundër Apple lidhur me shqetësimet se kërkesat e saj të reja kontraktuale për zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta dhe dyqanet e aplikacioneve.

Këtu përfshihen tarifa e re të teknologjisë bazë të Apple, që nuk arrijnë të sigurojnë përputhjen efektive me DMA. /ZOOM.AL/