Aplikacion
Sipas informacioneve nga Policia, 38-vjeçari akuzohet për trafik narkotikësh dhe armëmbajatje pa leje dhe organizatë kriminale. Gjatë operacionit, efektivët e Policisë Rrugore Tiranë kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 3”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë”, tha policia.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “organizata kriminale”, “trafikimi i narkotikëve” dhe “armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë