Aplikacion
Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se paraprakisht dyshohet se u dërgua në spital në gjendje të rëndë, një fëmijë 2 vjeç.
Sipas informacioneve, fëmija dyshohet se ka pirë një sasi medikamentesh që ka gjetur në sirtar dhe që përdoreshin nga familjarët e tij. Ky koktejl i ka shkaktuar asfiksi dhe bllokim, me pasoja të tjera të rrezikshme shëndetësore.
Teksa i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës me lavazh stomaku dhe terapi, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet, teksa ngjarja cilësohet si aksidentale, kurse familjarët janë në gjendje të shokuar dhe renduar psikologjike. /ZOOM.AL/