zoom

Lajme

Italia kampione zhgënjen përballë Spanjës, dorëzohet përballë “Furisë së kuqe”

Italia kampione e Euro 2024 nuk bindi përballë Spanjës.

Iberikët fituan me rezultat minimal në sfidën e luajtur kundër “Axurrëve”, falë një autogoli të shënuar nga Calafiori, që, në një rrëmujë në zonë, dërgoi në rrjetë topin e devijuar nga Donaruma.

Përtej rezultatit, Spanja tregoi shpirtin e ekipit në fushë, dominoi të gjithë lojën dhe krijoi raste të shumta, duke vënë nën presion portën e kundërshtarëve.

Me këtë rezultat, Spanja ngjitet e vetme në krye të grupit B me 6 pikë të plota nga dy ndeshje. Italia e ndjek pas me 3 pikë, teksa Shqipëria dhe Italia ndajnë nga 1 pikë për vendin e tretë dhe të katërt.