zoom

Lajme

Spanjë-Itali, pjesa e parë mbyllet pa gola. Iberikët dominojnë lojën, por shpërdorojnë raste

45 minutat e para të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë u mbyllën me barazim pa gola.

Që në minutën e dytë, Iberikët treguan dominancë në fushë dhe dëshirën për të shënuar me Uilliams që nga e majta shmangu mbrojtësin dhe harkoi në zonë për Pedri, por mrekullinë e bëri Donaruma.

Edhe një herë tjetër në minutën e 25 Donaruma ishte deçiziv me devijimin e tij të topit mbi traversë, pasi Fabian Ruiz lëshoi një predhë nga distanca.

Italianët tentuan të ulin pak ritmin e ndeshjes, pasi iberikët dominuan plotësisht duke shtuar aksionet pranë zonës së të kaltërve, por pa arritur të shënojnë.