zoom

Lajme

“Nuk jemi shoqe!”, Françeska Murati flet për raportet me Sara Gjordenin. Por emisioni i bashkon

Pas përfundimit të Big Brother VIP, Françeska Muratin e priti një rrugëtim i ri në ekran: She’s On Top.

Një rol si anëtare e jurisë së programit për të përzgjedhur vajzën që përmbush çdo kriter për të qenë fituesja e formatit. Ajo që na habiti të gjithëve ishte se krah Françeskës, qëndron edhe Sara Gjordeni.

Dy vajzat kanë pasur përplasje të forta me njëra-tjetrën në shtëpi dhe pritej që e njëjta gjë të ndodhte në program, por gjuha mes tyre i la vend hamendësimeve për një miqësi. Në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, Françeska tregon se në të vërtetë nuk e ka ditur aspak që do të ishin të dyja në juri. Megjithatë, ajo ka vendosur të respektojë marrëdhënien e punës dhe të sillet si një profesioniste. Lajmet e miqësisë mes tyre nuk janë aspak të vërteta pasi situata s’është e qetë.

Biseda:

Françeska Murati: Për njerëzit që nuk e dinë, besoj që shumë nuk e dinë, unë nuk e dija që Sara do të ishte në juri. Natën e parë që kemi shkuar për natën e parë të She’s On Top, jam ulur në juri dhe kam parë Sarën që ka kaluar, kam thënë “ku jam, çfarë po ndodh, po më bëjnë sytë?” She’s On To” xhirohet në oborrin e shtëpisë së Big Brother, kështu që isha ç’po ndodh, deja vu? Por në fund të ditës jam profesioniste, ajo është një punë, stafi i She’s On Top kanë përzgjedhur Sarën ashtu siç më kanë përzgjedhur mua, kështu që duhet të respektoj vendimin e tyre. Sara ka vendin e saj, unë kam vendin tim dhe sa më pak sherre. Sa më pak eliminime.

-Por nuk është se jeni bërë shoqe?

Françeska Murati: Jo. Kanë plasur portalet që do të bëhemi bashkë. Ne nuk jemi shoqe. Nuk mendoj se ka vend momentalisht ose në një të ardhme të afërt se nuk kemi ndonjë marrëdhënie shumë të mirë, situata midis nesh nuk është e qetë, nuk është diçka që mund të kalohet shumë lehtë sepse ka qenë një ndër gjërat më reale që ka ndodhur në shtëpi debati midis meje dhe Sarës, gjithë gjërat që kanë ndodhur mbrapa dhe gjithë fjalët që ajo ka thënë për mua mbrapa, statuset e shumta për mua dhe unë nuk mund t’i hedh poshtë ato gjërat e të bëhem shoqe me Sarën, por di të jem profesioniste dhe për hir të show-t, gjatë kohës së show-t, thjesht të mbaj vendin tim dhe kjo është e gjitha.

Në fund, Françeska tha se formati është për vajzat dhe jo për të, por nuk i trembet aspak një debati të mundshëm me Sarën. /ZOOM.AL/