zoom

Lajme

Hidhet shorti i Champions League, e vështirë për skuadrat shqiptare! Ja kë “peshkoi” Egnatia

Sot u hodh shorti i Champions League, në kuadër të turit të parë para-eliminator.

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia do të sfidojnë boshnjakët e Borac Banja Luka, në dy duele që pritet të jenë tejet interesante.

Një kundërshtar i lehtë në letër për Ballkanin e Ilir Dajës. Skuadra nga Suhareka do masë forcat me Santa Colomën (Andorra).

Struga ka një rrugë mjaft të vështirë përpara, pasi goglat rezervuan sllovakët e Slovan Bratislava. Deçiç, ekipi shqiptar i Malit të Zi sfidon The New Saints, skuadër kjo nga Uellsi.

Shorti:

Slovan Bratislava- Struga

New Saints-Decic

Borac Banja Luka-Egnatia

Ballkani-Santa Coloma