zoom

Aktualitet

Tensione në Apel, Beleri flet nga kafazi: U arrestova në emër të kryeministrit Rama, provat false

Me tensione dhe debate të forta në sallë u shoqërua nisja e gjyqit në Apelin e GJKKO-së për ankimimin e Fredi Belerit, që kërkon pafajësi dhe prishjen e dënimit të shkallës së parë me 2 vite burg.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, së fundmi edhe eurodeputet i zgjedhur me siglën e partisë greke, Nea Demokracia, foli vetë në seancë dhe e ka konsideruar arrestimin e tij në 12 maj 2023, si politik. Avokatja e tij kërkoi përjashtimin e gjyqtares relatore të dosjes, duke thënë se ishte e njëanshme.

Në seancën që po zhvillohet në Apelin e GJKKO-së, Beleri, ashtu si edhe avokatja e tij, i ka konsideruar provat të manipuluara. Ai ka kërkuar nga trupi gjykues që të japin një vendim të drejtë në mënyrë që të kenë të qetë ndërgjegjen.

Gjatë fjalës së tij, Fredi Bleri tha: “Jam arrestuar në emër të kryeministrit dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”.

Në seancë ishte edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Beleri u zgjodh eurodeputet i Greqisë për Parlamentin Evropian. /ZOOM.AL/